Dikur shokë, sot “armiq”!
Seven Saraçi i ka habitur të gjithë ditën e sotme pasi publikoi një foto ku tregoi një email që i erdhi nga kompania e cila mbron të drejtat e projekteve të Noizyt, në të gjitha platformat digjitale, dhe që karkuar të heqë nga Youtube projektin e tyre "Si me kon zezake" të publikuar në vitin 2015.
Mirëpo Seven reagoi sërish lidhur me këtë ngjarje me anë të një postimi në instastory ku shkruan se Noizy i ka bërë bllok dhe se sipas tij Noizy i ka kërkuar të jetë pjesë e këngës pasi e dinte që do bëhej hit.
"Noizy kërkon të tërheq këngën “Si me kon zezake” para 4 vitesh. Nuk mundem ta bëj tag se më ka bërë block. Tek kënga “Si me kon zezake” shumë mirë e dimë që vet ti ke dashur të hysh në këngë kur e kemi punuar në studio me Boom-in. E ke ditur që është hit për atë arsye ke hyrë si mysafir. Me të vërtetë dua të di pse je i nevrikosur? Është dashuri, është thjesht muzikë, mos u drejto nga ndjenjat Kiki, lol", shkruan Seven i cili e ka fshirë më pas postimin.