Sezonin e kaluar pasi u largua nga “Xing me Ermalin” dhe u bë pjesë e stafit të Luana Vjollcës Fifi u shpreh se ishte gjendur më mirë në “Top Channel” dhe kishte kushte më të mira pune pasi u pyet nga publiku. Si duket Ermal Mamaqi nuk është ndjerë aspak mirë për deklaratën e saj dhe i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” ai u përball vetë me Fifin dhe e pyeti Fifin duke i thënë: “Fifi po si kishe thënë ti moj motër se ishe më mirë këtu se atje?”
Por FIFI nuk hezitoi të përgjigjej dhe me ironi i tha: “Ti ke këngëtaren më të mirë që ke patur deri tani” pasi kështu ka thënë Ermali në një nga emisionet e tij.