Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit, bukuroshja, Erjona Sulejmani është bërë pjesë e edicionit të parë të "Temptation Island Vip", një reality shoë italian. Roli i Erjonës është të tundojnë meshkujt e lidhur brenda në ishull dhe komentet lidhur me të nuk kanë munguar.
Interesant është fakti se miku i saj, Enok Baruah, i cili është edhe vëllai i Mario Balotelit, po e ndjek me vëmendje Erjonën në këtë spektakël televiziv. Në lojën me pyetje në Instagram, teksa ndjekësit e pyesin nëse ka gjetur ndonjë vajzë shqiptare, ai përgjigjet: “E kam gjetur, por po më tradhton në TV”, shoqëruar me foton e bukuroshes shkodrane.