Bojken Lako nuk e fsheh më lidhjen e re të dashurisë. Pasi publikoi pak kohë më parë një foto ku shfaqej me një vajzë, Bojkeni pranoi se është në një lidhje dhe tha se ndihet mirë.
Së fundmi "kryefjala.com" e ka fotografuar artistin krah bjondes simpatike.
I ftuar në "Wake up" kur është pyetur për foton që publikoi, Bojkeni tha se fakti që ai e ka postuar atë foto në faqen e tij personale do të thotë që “është diçka e mirë”.