Këngëtari i famshëm i thotë atë që do donin t’ia thonin të gjithë.
Kim Kardashian është padiskutim një ndër femrat më me ndikim në botë dhe shumë e famshme në të gjithë globin.
Kim Kardashian njihet si një nga vajzat më seksi të showbizz-it, e famshme si për jetën e saj në reality-shoë “The Kardashian’s” dhe gjithashtu edhe për faktin se tashmë linja e saj e produkteve të bukurisë KKË Beauty po rezulton shumë e suksesshme.
Mirëpo këngëtari i famshëm Bon Jovi ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi.
Rokeri i famshëm amerikan Jon Bon Jovi, ka folur me gjuhë të ashpër për familjen Kardashian dhe në mënyrë specifike i është referuar Kim Kardashian dhe incizimit të saj me përmbajtje seksuale.
“Mendoj se është e tmerrshme që jetojmë në një botë të tillë dhe mund të ju them se asnjëherë nuk i kam shpenzuar as 60 sekonda të jetës sime që të shihja seriale si Housëives e Blah Blah e as Kardashians”, ka thënë Bon Jovi për revistën People. “Nuk ua di emrat, nuk e kam parë kurrë atë shfaqje televizive dhe nuk është për mua”, ka thënë ai.
“Çfarë do të shkruar në autobiografinë tënde? E bëra një porno dhe gjejeni çfarë? U bëra e famshme”, ka thënë ai duke iu referuar video incizimit me seks të cilën Kim Kardashian, e ka publikuar kohë me parë me të dashurin e saj Ray J.