INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss! Këngëtarja e njohur SHQIPTARE e thotë TROÇ: ''Ish-i dashuri më tradhtoi me Tayna-n!'' [FOTO]

Upss! Këngëtarja e njohur SHQIPTARE e thotë TROÇ: ''Ish-i dashuri më tradhtoi me Tayna-n!'' [FOTO]

Publikuar më: 17:46 16-12-2018

Tayna është një prej repereve shqiptare më të komentuara të momentit, e cila në një kohë shumë të shkurtër arriti të bëhet pjesë e tregut muzikor shqiptar. Këngët e saj tashmë janë kthyer në hite dhe dëgjohen në çdo club.

Reperja është shumë aktive si me koncerte ashtu edhe në rrjetet sociale ku mban të përditësuar ndjekësit e saj me të rejat e fundit nga jeta profesionale dhe private. E një ndër gjërat që e bëri Taynan shumë të famshme ishte “lufta” me reperet e tjera. Një prej këtyre repereve është edhe Arta Memedi e cila ka treguar publikisht se në fakt iniciator dhe provokator i gjithë situatës së krijuar mes saj dhe Tayna-s mesa duket është ish-i i saj Rinori që është dhe menaxheri i reperes.

Memedi tha në “Thumb” se ai e ka tradhtuar nga ana profesionale me Taynan:

“Nuk ka qenë asnjëherë molla e sherrit ajo mes neve të dyve pasi unë asnjëherë nuk kam dyshuar se Rinori ka pas diçka me të. Mbas ndarjes ka pasur fjalë por nuk ma ka marrë mendja se Rinori ka shije për një lloj femre si ajo. Unë nuk kam patur xhelozi. Ata nuk janë të dashur tani por kanë qenë në fillim deri sa kanë mbërritur tek “pika”…

Mendoj se iniciatori mund të jetë edhe Rinori për shkak se pas ndarjes sonë ka tentuar me u bashku ka bërë tentativat e veta por unë jam larguar sepse nuk mund të pranoja që një njeri me të cilin unë kam punuar i jep kaq hapësirë dikujt që vjen për të punuar. Rinori më ka tradhëtuar nga ana profesionale me Taynan. Meshkujt ndodh tradhtojnë. Ana profesionale, tradhëtia më ka prekur shumë. Kur kam ardhur në Prishtinë unë kam ardhur me forcat e mia Rinori ka qenë security një njeri i thjeshtë ndërsa unë kam çarë vetë.”

mememd.png

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166