Ajo është padiskutim një nga femrat më të komentuara në mediat rozë dhe di gjithmonë se si të jetë në qendër të vëmendjes. Kim ka shumë ndikim te femrat në botë dhe jo rrallë herë veshjet dhe pamjet e saj kthehen në trend. Jo vetëm këto, por edhe shumë femra tentojnë ta imitojnë në mënyrën se si i realizon fotot dhe nëse ka një celebritet që di t’i bëjë më së miri fotot në plazh, ajo është Kim Kardashian. Këtë na e tregon më së miri foto e fundit e publikuar në Instagram teksa pozon buzë detit, e veshur me një palë bikini ngjyrë jeshile.
Neve na duket shumë seksi ndërkohë që shfaq muskujt e barkut dhe belin e hollë.
Mirëpo fansat besnikë të serialit komentuan të alarmuar se Kim ka rënë shumë kilogramë dhe dyshojnë se ajo nuk po kujdeset për ushqimin.