Olsi Bylyku është një nga aktorët e ri të humorit i cili për disa sezone ishte pjesë e spektaklit “Portokalli”, për tu bashkuar me pas me Bes Kallakun dhe Erion Isain në programin e ri pjesë e “Të dielës Shqiptare”, në “B.E Caffe.
Së fundmi ishte i ftuar në “Why Not” të Roza Latit, e cila u paraqit ndryshe këtë puntatë pasi u shfaq në skenë me flokë bjonde dhe të gjata, duke thënë se donte të ishte si personazhi Rapunzel.
Nuk i mungoi komenti plot humor i të ftuarit Olsi Bylyku, i cili i tha: "Shumë bukur flokët e reja. Ke qenë skandal ashtu." Sigurisht që në kuadër të shakasë dhe ajo qeshi pasi ishte një kompliment.