Romanca e tyre nisi gjatë verës që lamë pas, megjithatë jo për të zgjatur për shumë gjatë. Burime ekskluzive kanë zbuluar për ‘HarpersBazaar’ se modelja e njohur, Gigi Hadid dhe komediani Tyler Cameron nuk janë duke u shoqëruar më me njëri-tjetrin. Ndonëse dyshja u fotografuan bashkë në New York gjatë muajit gusht dhe udhëtuan së bashku si një çift, duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pa asnjë shpjegim.
Fansat kanë nisur menjëherë të aludojnë rreth arsyeve të ndryshme, megjithatë Gigi nuk ka reaguar ende në asnjë lloj forme lidhur me këtë histori.