Gjëra që ndodhin!
Ai është një prej DJ-ve më të njohur në Kosovë pasi prej vitesh ka punuar me shumë artistë të famshëm. Bëhet fjalë për DJ Dust i cili në një intervistë për Lajmi.net ka treguar rreth eksperiencave të tij me disa prej artistëve shqiptarë.
Ai ka treguar se më parë ka bashkëpunuar me Kidën dhe ka pasur nje eksperiencë shumë të bukur 2-vjeçare dhe pas saj, ka vazhduar bashkëpunimin me Encën. Mirëpo, Dust ka vendosur të shkëpusë marrëdhëniet edhe me këtë të fundit, për të sjellë projekte të reja me Taynën. Ai është shprehur se i pëlqen shumë stili i saj dhe janë shumë të kënaqur me punën e njëri-tjetrit. Kujtojmë që Tayna u bë e njohur nga kënga ‘Columbiana’ në bashkëpunim me Don Phenom.