Këngët latine janë kthyer në meloditë më të pëlqyera në botë e si rrjedhojë ndër më të klikuarat. E ndër këngëtarët latinë më IN të momentit i cili është në kulmin e karrierës së tij, mund të përmendim, kolumbianin Maluma. Ai po bën namin me këngët e tij si dhe me bashkëpunimet e njohura, por përveç këngëve ai po bën namin nëpër botë me koncerte të shumta ku fansat i tejmbushin skenat. Nëse shikojmë audiencën, pjesa më e madhe përbehet nga femrat, të cilat ndonjëherë Maluma i merr edhe në skenë e nëse nuk merr ato, merr reçipetat e tyre.
Si një fans i madh i futbollit dhe Kolumbisë, ka udhëtuar drejt Rusisë për të ndjekur nga afër Kampionatin Botëror. Ai ka ndarë me ndjekësit e tij shumë foto e video, por e fundit është komentuar shumë nga fansat. Maluma ka publikuar një video ku shfaqet me futbollistin e famshmë, Maradona, për të cilin pyet fansat nëse e njohur, por ai në një moment e puth në faqe ndërkohë që Maluma i vë dorën te faqet dhe thotë “Rroftë Argjentina dhe Kolumbia”.
Mirëpo shumë fansa nuk e kanë pëlqyer këtë video duke e konsideruar si të tepërt, të tmerrshme dhe si shembull të keq.