Linda Rei është kthyer dashje pa dashje në një ndër personazhet më të bujshme të mediave shqiptare. Pavarësisht se nuk është prezente ne ekranin shqiptar, është shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga jeta e saj personale. Duke qenë transgjinorja e parë në vendin tonë, ajo nuk ngurron të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me format e saj trupore.
Në një foto të fundit të postuar në rrjetet sociale, makeup artistja e njohur shfaqet duke bërë foto para pasqyrës me mbathjet e ulura duke treguar kështu pjesën intime pa kurrëfarë ndrojtje. "Unë nuk bëj selfie, unë bëj foto për para", shkruan Linda në postimin ku nuk kanë munguar komplimentat e shumta.