Epo është motra e madhe!
Lori dhe Sara Hoxha janë dy nga motrat më të famshme në shoëbizin shqiptar. Ato na kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën dhe më shumë i shohim si shoqe se sa si motra.
Ato janë shumë aktive në rrjetet sociale ku na tregojnë shumë detaje nga jeta e tyre private dhe sigurisht që nuk mund të mungojnë edhe ngacmimet që i bëjnë njëra-tjetrës. Por mbrëmjen e sotme, Sara na tregoi që Lori e paska “detyruar” që ajo të bëhet pjesë e opsionit më të ri në Instagram, atë të pyetjeve në instastory dhe “intervista” e Sarës ka nisur.