Dikur e nisi si velinë, ndërsa sot Luana Vjollca është ndër vajzat më të ndjekura shqiptare në rrjete sociale. E shumëpërfolur për format trupore, ajo shpesh herë na provokon me postimet e saj. Qoftë syrin me fotot HOT por edhe me deklaratat e saj që vendos në mbishkrime krahas postimeve që bën.
“A ju mungova? Shihemi shpejt me projekte të reja”,- shkroi Luana para pak ditësh teksa ngacmoi të gjithë me diçiturën që vendosi krahas një fotoje. Në një moment të gjithë menduan se bukuroshja e ekranit do kthehej me emisione por ja që nuk është ashtu.
Luana së shpejti vjen me një produksion muzikor dhe këtë e ka bërë publike producenti i saj Bini Diez. Nëpërmjet një fotoje të postuar në llogarinë e tij në Instagram ai shfaqej krah Vjollcës në studio. Ndërkohë moderatorja nuk ka publikuar asnjë foto ne lidhje me projektin e ri muzikor./intv.al/