Dua Lipa ka arritur 9 milionë klikime me këngën e saj më të re, 'Swan Song'.
Janë bërë 10 ditë që Dua ka publikuar këngën e saj më të re, atë për filmin 'Alita: Battle Angel'.
Me këtë rast, ajo ka falënderuar fansat e saj pasi videoklipi i këngës ka arritur të shikohet mbi 9 milionë herë në Youtube, shkruan Gazeta Express.
Për këtë ka reaguar këngëtari i njohur, Vedat Ademi.
Ai ka ndarë në Instastory postimin e Duas, ndërsa ka shkruar: "Rri ti Dua, këta tanët i bëjnë për 3 ditë 10 milionë”.
Kështu, Vedat ka ironizuar me shumicën e artistëve të vendit tonë, të cilët po arrijnë që të blejnë miliona klikime në videot e këngëve të tyre.