Ata janë si dy pika uji dhe me siguri nuk do i njihnit nëse do i shihni në rrugë. Bëhet fjalë për binjakët nga Vlora, Donald dhe Romeo Veshaj të cilët do i shohim në edicionin e 5-të të spektaklit “Dance Ëith Me”. E menjëherë e nisën emisionin me një atmosferë gazmore.
Kureshtare për faktin sesi arrijnë t’i dallojnë njerëzit nga njëri-tjetri, Alketa Vejsiu u shtroi atyre këtë pyetje: Çfarë ndodh për shembull kur juve ju pëlqen e njëjta vajzë, ose e njëjta vajzë ju pëlqen të dyve. Si sqarohet kjo çështje?
“Tornado”, u përgjigjën dy aktorët e humorit, ndërsa rrëfyen për publikun edhe një situatë komike që i kishte ndodhur “Montelës” kur një vajzë e kishte puthur një ditë në rrugë pa i folur fare. Mirëpo vajza në fjalë një natë më parë kishte dalë me vëllain tjetër, pra i ka ngatërruar. E bukura ishte se si ishte justifikuar Montela ndaj Montanës: “E çova punën deri në fund që mos të dilje legen ti”.