INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss, mos ndoshta janë shoqe dhe po luajnë me ne? Ylli botëror i nxjerr zbuluar Dua Lipën dhe Rita Orën! [FOTO]

Upss, mos ndoshta janë shoqe dhe po luajnë me ne? Ylli botëror i nxjerr zbuluar Dua Lipën dhe Rita Orën! [FOTO]

Publikuar më: 20:53 12-09-2018

Rita Ora dhe Dua Lipa janë ndër këngëtaret më të ndjekura dhe të pëlqyera të momentit në mbarë botën. Të dyja shqiptare dhe shumë të lidhura me origjinën e tyre. Sa herë që u jepet mundësia ato shprehen mjaft krenare prej nga vijnë. Por media dhe publiku ka kuptuar se ka diçka mes tyre që nuk i shohim bashkë edhe pse mund të jenë në po të njëjtin event.

Së fundmi Ora dhe Lipa kanë qenë prezente në eventin e GQ, ku Dua fitoi çmimin “Artistja më e mirë solo”. Kjo fitore sërish nuk bëri që Rita t'i dedikonte qoftë edhe një 'insta story' duke e uruar. Por e dini çfarë?

Pas eventit dyshja kanë festuar në një 'after party' me miqtë e tyre, ku të shumtë janë ata të përbashkët. Kujtojmë se disa prej tyre janë Charlie XCX, Diplo, Nicholas Grimshaw apo edhe shumë të tjerë. Po ky i fundit është personazhi i cili na bëri të besojmë se ka një shans që mund të flasin me njëra-tjetrën apo edhe se mund t'i shohim së bashku një ditë, jo medoemos bashkëpunim, shkruan intv.al

p0541l46.jpg

p05ywgrj.jpg


Nicholas ka publikuar disa foto nga mbrëmja dhe ne të intv.al i kemi siguruar këto postime të tij, kjo pasi na bëri habi vendodhja e tyre. Grimshaw me anë të postimeve na tregoi se Rita dhe Dua ndodheshin shumë pranë njëra-tjetrës, edhe kjo me anë të fotove më poshtë. Ai pozoi krah Duas edhe më pas me Dj Diplo, ndërkohë pas pak postoi si 'feed' në Instagram një foto ku shihet krah Diplo dhe Rita Ora-s. Pra të ndodhen kaq afër dhe mos flasin duket pak e çuditshme, por dimë të themi se kurrë mos themi kurrë pasi Rita dhe Dua ndjekin njëra-tjetrën në Twitter edhe pse ende në Instagram./intv.al/

ddd.jpg

 

View this post on Instagram

who’s the 3rd wheel here? Me or me?

A post shared by Nicholas Grimshaw (@nicholasgrimshaw) on

Article Logic
Execution time: 0.0040559768676758