Elvana Gjata ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë dhe kjo pasi u rikthye fuqishëm në tregun muzikor shqiptar. Pas albumit 3EP, ajo para pak ditësh na paralajmëroi këngën e re, “Off Guard” që vjen në bashkëpunim me Ty Dolla Sign.
Mirëpo me postimet e saj të fundit na ka bërë të gjithëve të dyshojmë se ka mall për produksionet që krijonte me kantautorin, Flori Mumajesi dhe labelin “Threedots”. Ajo në postimet në rrjete sociale u shfaq e veshur tërësisht në ngjyrën lejla dhe na kujtoi këngën e famshme, “Lejla”. Ishin fansat që e gjykuan diçka të tillë dhe ia vunë në dukje këtë detaj. Po ju ç’mendim keni?/intv.al/