INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss! Ndjekësit acarohen me Kylie Jenner: Po krijon një pandemi të re

Upss! Ndjekësit acarohen me Kylie Jenner: Po krijon një pandemi të re

Publikuar më: 16:26 04-08-2022

Kylie Jenner zotëron një nga kompanitë më të njohura kozmetike, Kylie Cosmetics, që e bëri atë një miliardere në një moshë të re. Së fundmi, ylli me famë botërore po përballet me kritika. Ajo është akuzuar se nuk ka respektuar protokollet sanitare në kompaninë e saj.

Shkak për këtë është bërë një postim i saj ku shihej brenda laboratorit të kompanisë së saj, ndërsa shkruante: “Në laborator duke krijuar magji të re për ju”. Shumë ndjekës shprehën shqetësimin se flokët e saj do të binin në përbërjen që po krijonte.

 

Për më tepër, ylli i “Kardashians” nuk mbante doreza.  “Vendos diçka te flokët”, shkroi një komentuese në postim.”Do të gjej flokë në make up”, “A nuk supozoni që të mbani doreza, maskë dhe diçka te flokët?”, “Është duke i dhënë mësim shkencës së shkollës së mesme”.

“Në laborator duke krijuar pandeminë e re”, ishin disa nga komentet e ndjekësve. Megjithatë, burimet për Page Six thonë se Jenner nuk ishte në katin e prodhimit kur u bënë fotot. Sipas tyre, ajo thjesht po rishikonte ngjyrat dhe po ideonte koncepte të reja.

Article Logic
Execution time: 0.002810001373291