Pas këngës së suksesshme “TOTO” e cila u pasua nga “Peace and Love”, Noizy ka paralajmëruar projektin e ri me reperin e njohur italian Ghali. Kënga do të quhet “Parku Lojrave” dhe xhirimet e klipit kanë filluar pasi Ghali ka ardhur në vendin tonë ashtu siç e kemi parë shpesh në rrjetet sociale. Pjesë e këtij klipi do të jetë edhe modelja Sara Kolami.
Mirëpo për çudinë e të gjithëve, ndërsa Noizy nuk e ka publikuar ende versionin origjinal të këtij klipi, ai ndodhet në YouTube dhe mban titullin “Parku i Lojërave”, por siç mund të shihet, nuk është klipi zyrtar që do të publikohet nga reperat.
Me sa duket dikush e ka marrë këtë këngë pa autorizimin e Noizy-t dhe e ka publikuar në YouTube. Po Noizy si do reagojë?