INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss! Olti Curri i zbuloi fejesën, reagon këngëtarja e njohur shqiptare: Po të…[FOTO]

Upss! Olti Curri i zbuloi fejesën, reagon këngëtarja e njohur shqiptare: Po të…[FOTO]

Publikuar më: 17:51 31-10-2018

Lidhjet e reja të dashurisë apo edhe ndarjet rreth çifteve të showbizit janë lajme që janë gjithnjë në vëmendje të shtypit rozë. Një ndër zërat më të bukur të muzikës shqiptare është Anxhela Peristeri, por kur vjen puna për jetën private ajo preferon ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Pak javë më parë u përhap me shpejtësi lajmi se Anxhela Peristeri është fejuar dhe shkak u bë unaza që këngëtarja mbante në gisht në një prej fotove të saj. I ftuar tek Rudina, Olti Curri u shpreh se unaza nuk ishte më kot në gishtin e Anxhelës dhe tha që ajo kishte dhënë urdhër që të mos realizonin fotografi.

"Ajo unaza më pëlqen shumë dhe i rri shumë mirë Anxhelës. Do presim që të zihem me Anxhelën që të nxjerr fotot", u shpreh Olti.

Anxhela ishte e ftuar sot tek "Rudina" ku foli për herë të parë lidhur me këtë çështje duke u shprehur se nuk është fejuar

"Unë kam 4 vjet me unazë në gisht, ato janë lajm kot, po të shohësh fotot e mia e kam unazën ndër vite. Nuk kam marrë propozim deri tani. Fakti pse nuk doja të bëheshin fotografi është sepse hutohen me celular dhe nuk e kanë mendjen tek argëtimi. Janë ca gjëra që jam kundra. Atë natë doja të bënim qejf".

Anxhela e mbylli këtë bisedë duke thënë: Olti që e tha diçka di. Por kur të kem diçka konkrete do jem e para që do e them se nuk është turp të dashurosh".

fangn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043230056762695