Një koment i këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu bëri sot xhiron e rrjetit. Fejzullahu ka komentuar në një foto të menaxherit Faton Shoshi, teksa ky i fundit shfaqej duke darkuar me këshilltarin dhe Ndihmësin Personal të Presidentit të Gambias.
"Thuj le të qeshë pak se s'po dihet ç'ka është", ka komentuar Ermali, duke nënkuptuar se personi është njeri me ngjyrë.
Ky koment ngjalli shumë debat në rrjet, ndërsa e ka komentuar edhe blogeri Olti Curri.
"Ça po me shohin syte??
Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykalter Sabri Fejzullahu, ben batute për ngjyrën e errët të lekurës dikujt !!!
Tani do filloj edhe une te komentoj @xumallushin : bol...", shkruan Curri.