Ajo është ndër moderatoret më simpatike në ekranet shqiptare. Bëhet fjalë për Ori Nebiaj, prezantuesen e emisionit të mëngjesit ‘Ëake Up’. Ori Nebiaj, ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në ‘Top Arena’, ku u vu përballë pytjeve në ‘Këndin e së vërtetës’.
E pyetur nga Manushi se cilët ishin meshkujt që kanë flirtuar me të në program, Ori u përgjigj pa hezituar, duke dhënë emrat e vipave shqiptarë.
Prezantuesja përmendi balerinin Igli Mezini, këngëtarin Gëzim Myshketa dhe Enio Civicin, i cili ishte i pranishëm në studion e Top Arena-s. Gjatë kohës kur ishte i ftuar Gëzim Myshketa, Ori tregoi se dy prezantuesit Enio dhe Isli u larguan nga studio për ti lënë vetëm Orin dhe këngëtarin, në mënyrë që çifti të linte bashkë një takim për kafe.