Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare e cila kohët e fundit është shkëputur pak nga jeta e saj në Amerikë për disa koncerte verore në trevat shqiptare. Ajo ka organizuar koncerte të ndryshme dhe më parë është konfirmuar që do të performojë në “Sunnyhill festival”, koncert ky i organizuar nga babai i Dua Lipës, por ku do të këndojë edhe ish-i i tyre, Ledri. Mirëpo siç duket Dafina dhe Ledri do të ndajnë të njejtën skenë edhe mbrëmjen e sotme në një koncert që do të mbajnë në Ulqin. Këtë e kanë konfirmuar ata në instastory ku në njërën prej fotove Dafina e ka etiketuar Ledrin, por reperi se ka bërë këtë gjë.
Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri ishin një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar, por lidhja e tyre nuk ishte e destinuar të zgjaste shumë. Sa interesante do jetë!/intv.al