Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë një ndër çiftet më të njohur në shoëbizin tonë e tashmë gëzojnë një romancë të shëndetshme edhe pse kanë vendosur ta mbajnë pak larg rrjeteve sociale. Vitin që lamë pas dyshja kurorëzoi në martesë lidhjen e tyre disa vjeçare, në një ceremoni të veçantë në Itali dhe janë prindër të një djali të quajtur London Noor.
Ditën e sotme Sara ka publikuar një portret familjar ku shihet me dy meshkujt e saj, Londonin dhe Ledionin. Por duket se ndjekësit janë fokusuar te një detaj tjetër dhe jo tek fotoja në brendësi.
‘Sara e ke çun rregullo emojin’, shkruan një ndjekëse, e cila është kapur pas emojit që ka shoqëruar trashëgimtarja e Top Channel foton, ku shihen dy prindërit me vajzën.
Sara e mori me sportivitet dhe e korrigjoni menjëherë.