Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit lajmi se ish- banorja e ‘Big Brother’ Armela Hyseni ishte prej kohësh e lidhur me një djalë, identiteti i së cilit ende nuk dihet. Ishte “Panorama Plus” që ndorri këtë lajm, sipas së cilës Armela është shumë e dashuruar, por ka vendosur ta mbajë të fshentë lidhjen.
Por ky lajm s’qenka aspak i vërtetë, pasi lidhur me këtë ka reaguar vetë protagonistja. Ish-banorja e ‘Big Brother’ ka publikuar ka sqaruar në instastory një herë e mirë statusin e saj.
“Armela është një beqare e lumtur”, ka shkruar ajo pranë postimit duke hedhur kështu poshtë lajmet se është në një lidhje serioze.
Kujtojmë që para disa muajsh Armelën në shumë portale u tha që Armela është në lidhje me reperin Escobars, por ajo i mohoi kategorikisht këto thashetheme. Pra siç duket, Armela do na e thotë vetë kur të ketë dikë në jetën e saj.