Tani s’ka më dyshime!
Marrëdhënie më të komplikuar s’kemi parë ndonjëherë!
Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë dy nga personazhet më të komentuar në mediat online dhe lidhja e tyre ka qenë gjithmonë një enigmë. Një herë thuhet që janë bashkë, më pas që janë ndarë, më pas që s’kanë qenë kurrë bashkë, si dhe që janë thjesht miq të mirë.
Ata se kanë pranuar asnjëherë lidhjen, por ditën e sotmë kanë rindjekur njëri-tjetrin në Instagram dhe kaq mjaftoi që të shpërthenin thashethemet se ata janë në një lidhje.
E si të mos mjaftonte kjo, Prive.al ka kapur çiftin mat në Prishtinë ditën e sotme. A do të thotë ky detaj që ata janë bashkë?
Pas këtyre lajmeve ka reaguar edhe Butrinti duke publikuar një foto në Instagram ku shfaqte duke qeshur dhe shkruan: Vere e nxehtë.
Për çfarë ta ketë pasur vallë?