Lori Hoxha është një ndër vajzat më me ndikim në showbizzin shqiptar dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive në Instagram ku i mban ndjekësit të përditësuar me foto e video të ndryshme, por për romancën me Vis Bajraktarin është treguar shumë e rezervuar. Ky i fundit ka publikuar një foto ditën e djeshme ku shfaqej në ashensor me Lorin e cila e përqafonte dhe e puthte në faqe, ndërkohë që ditën e sotme,
Fashionista shqiptare ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” dy foto ku shfaqet në makinë, e veshur me xhinse dhe një këmishë ndërkohë që flokët i ka me kaçurrela. Por ajo që na bëri përshtypje është përshkrimi i fotos: “Mendoj se kjo është pamja ime kur të jem 40 vjeç dhe fëmijët e mi të jenë tek gjyshja”.
Ajo me siguri ka dashur të tregojë se ky model e bën të ndihet më e madhe, por me siç duket e paska në plan që të bëhet nënë para të 40-ave.