INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss, plasi KEQ! Silvana i publikoi bisedat ku e akuzoi se ka të dashur “lesbike” jashtë, reagon publikisht Flavia!

Upss, plasi KEQ! Silvana i publikoi bisedat ku e akuzoi se ka të dashur “lesbike” jashtë, reagon publikisht Flavia!

Publikuar më: 12:29 06-01-2021

Pas largimit nga "Love Story", Silvana ka vazhduar të jetë në vëmendje me deklaratat e bëra publike. Në postimet e saj në Instagram, ish-konkurrentja ka nxjerrë provat që sipas saj vërtetojnë faktin se Saimiri ka ftuar vajzat në vilën e tij.

Mes të tjerave Silvana ka postuar edhe një bisedë të Flavias, duke shkruar se biseda është bërë mes kësaj të fundit dhe shoqes së saj të ngushtë, ku konfirmohet se Saimiri i ka shkruar edhe Flavias.

fav.jpg

 

Më pas Silvana ka publikuar edhe disa mesazhe që i kanë shkuar në Instagram nga një vajzë, e cila i shkruan se është lezbike dhe se po njihet me Flavian.

 “Mua më pëlqejnë femrat dhe po njihemi ndërkohë që ajo është aty brenda!”, shkruan vajza.

"Flavia jepi llogari të dashurës tënde dhe jo mua për qëndrimin tënd edhe një javë më tepër aty!”, shkruan Silvana krah postimit, të cilin më pas e ka fshirë.

favb.jpg

 

Pas këtyre postimeve, Flavia ka reaguar me një status ku shkruan se asgjë e thënë nga Silvana nuk është e vërtetë dhe thekson se ajo nuk ka të dashur jashtë.

"Nuk më pëlqen të reagoj për gjëra pa vlerë, por duke qenë se këtu gjërat bëhen personale dhe po preken njerëz që nuk kanë të bëjnë fare me këtë gjë atëherë detyrohem t'i qartësoj gjërat! Në rradhë të parë është e vërtetë që shoqja ime Adriana Destani më ka dërguar lule në shenjë miqësie dhe në asnjë moment nuk kemi flirtuar me njëra-tjetrën. E dyta, bisedat që ato kanë bërë në emër të shoqjes sime janë fake sepse nuk është profili i shoqjes sime. Silvana xhelozia dhe mllefi nuk do të çojnë në rrugën e duhur. Ti tashmë nuk je pjesë e atij emisioni, pranoje pa i bërë keq dikujt me intriga! Jeta është shumë e shkurtër për ta jetuar atë duke akuzuar dhe hedhur baltë mbi të tjerët! Gjithsesi balta e hedhur nga llumi nuk të bën pis. Jam në Love Story me një qëllim të vetëm dhe nëse këto që thua do ishin të vërteta dhe nëse do kisha një të dashur jashtë më beso nuk do isha këtu tani apo pjesë e atij emisioni. Faleminderit, paqe dhe dashuri", shkruan Flavia.

af.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0022530555725098