Elvana Gjata po shijon suksesin e "2 gisht mjaltë", por edhe po angazhohet me koncerte të ndryshme nëpër Europë. Më të fundit këngëtarja do ta mbajë në Vienë dhe lajmin e ka dhënë me anë të një fotoje që i ka lënë fansat gojëhapur.
Elvana shfaqet me kaçurrela, një look me të cilin kishim shumë kohë pa e parë. Këngëtarja ka marrë shumë komplimenta nga fansat të cilët duket se e pëlqejnë shumë me kaçurrela, por sigurisht që nuk mund të mungonin dhe ata fansat kritikë që s’u shpëton asgjë.
Komentet e tyre ishin të gjitha si akuza që i thonë se kopjon gjithmonë Beyonce ose Jennifer Lopez dhe që edhe pse ka shumë vite në treg s’ka identitet.
Komentet mund t’i shihni më poshtë: