Ata kanë kënduar kolonën zanore të “Fifty Shades Freed”, pikërisht “For You” dhe që asokohe janë komentuar për diçka më shumë se shoqëria. E njëjta gjë ka ndodhur edhe teksa po merrnin pjesë në MTV VMAs ku është vënë re një afrimitet jo i zakonshëm mes Rita Orës dhe Liam Payne aq sa mund ti ngatërroje edhe me një çift të dashuruarish.
Teksa po dëgjohej kënga e Bebe Rexha, “Meant to be”, Rita Ora dhe Liam Payne janë ‘kapur mat’ të përqafuar me njëri-tjetrin.
Edhe pse një përqafim i tillë mund të duket shoqëror, tek i sheh menjëherë të shkon mendja në një lidhje mes tyre. Pavarësisht se Liam është ndarë nga Cheryl Cole, Rita vazhdon të jetë në një lidhje me Andrew Watt.