Bes Kallaku ka publikuar një foto ku ka bërë bashkë shumë personazhe publikë, kryesisht politikanë dhe ka kërkuar një mendim nga ndjekësit, se se nëse do të ishin këngëtare, kush do t’i personifikonte më mirë ata. Por mes tyre ka vendosur edhe moderatoren Luana Vjollca e cila tashmë numëron edhe shumë këngë që janë dëgjuar shumë nga publiku.
Një ndër të parët që ka reaguar është edhe Olti Curri i cili i ka kthyer përgjigje duke ironizuar njëkohësisht moderatoren Luana Vjollca dhe ish-ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
‘O vlla, Luanën e ke me data koncertesh të mbyllura… ka maru ky muhabet.. po ishalla bo punë Lindita Nikolla me këngën ‘Në raft të librave kërko’’, shkruan Olti në një postim në instastory.