U mundua për më mirë e shkreta!
Ish-banorja e Big Brother, e cila është një emër mjaft i njohur në shoëbiz ka rrëfyer se dëshironte të bënte një modifikim në mjekër por diçka shkoi keq.
Bëhet fjalë për Lisa Appleton, ish-banorja e Big Brother në Britani, në vendin e së cilës refuzuan ta bënin këtë ndërhyrje pasi kishin kaluar vetëm 18 muaj që ajo i ishte nënshtruar një operacioni për tërheqjen e fytyrës. Kështu Lisa e bëri në Turqi, shkruan "The Sun".
"Ndihem sikur jam goditur nga një buldozer. Jam jashtëzakonisht e fryrë dhe e lënduar. Mendoj se plagët e mia janë të infektuara për shkak të kërkesës sime për tu dukur e re. Është provë e rrezikshme, do doja të mos e kisha bërë,"- tha Appleton.