Tayna është nga artistet më të njohura të skenës muzikore shqiptare.
Përkundër interesimit të madh të publikut për çdo detaj rreth saj, reperja ka arritur që jetën private ta mbajë të mbyllur hermetikisht.
Edhe sa i përket lidhjeve sentimentale disa herë është folur por nuk është zbuluar ndonjë emër.
Ditën e sotme në rrjete sociale po qarkullon një video ku Tayna shihet e shoqëruar nga një mashkull.
Video është bërë në Genevë në Zvicër ndërsa nuk dihet kush është djali dhe cili është raporti mes tyre.