Ajo është një ndër moderatoret më simpatike shqiptare, por jetën private e ka mbajtur shumë të tillë duke u treguar e rezervuar për publikun.
Në pushimet për festat e fundvitit, atë periudhë lojtarët shqiptarë e kishin shfrytëzyar për t’u kthyer në ardhe, për të qëndruar disa ditë me familjarët e tyre. Gjatë qëndrimit në Tiranë ai u pa në shoqërinë e moderatores bukuroshe Nevina Shtylla me të cilën postoi një foto.
Në emisionin "Proçesit sportiv", Manushi e ngacmoi Nevinën për këtë foto, por moderatorja e bëri të qartë se e takoi futbollistin rastësisht
“Këtë javë kishim këtu disa nga çunat e Kombëtares. Kishin ardhur për pushime. Më tha të të bëj të fala. Bashkë me Grezdën u gjetëm rrugës(qesh). U takuam rastësisht, folëm, më tha t’i bëj të fala Manushit", u shpreh Nevina.