Rina Balaj është vënë në qendër të mediave për shkak të jetës së saj personale. Një javë më parë ajo pranoi publikisht lidhjen me Sin Boy dhe tha se ata bashkëjetonin prej kohësh.
Reperja e njohur i ka habitur të gjithë vitin e kaluar teksa ka eksperimentuar me flokët e saj, kështu e gjen edhe 2020.
Nga modeli te ngjyra, Rina ka bërë ndryshime ekstreme në pamjen e saj. Nga brune, ajo vendosi që flokët t’i bënte të kuqe, më pas rozë, lejla, më pas blu dhe e fundit fare ishte ngjyra e kuqe.
E pas gjithë këtyre ndryshimeve të mëdha, duket se reperja ka vendosur që të rikthehet te floku i zi.
Reperja i ka lyer flokët te zeza dhe i ka bërë të gjitha gërsheta. Vlen të thuhet se në të njëjtin 'look' e pamë edhe yllin nga Barbados, Rihanna. Ku vlen të thuhet se Rinës ia pamë më parë dhe vetë reperja ka bërë shaka për këtë xing' që ndodhi mes tyre.