Adrola Dushi është një nga modelet më të suksesshme shqiptare dhe kjo gjë tashmë është e konfirmuar. Ajo është shpërngulur prej disa kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po vazhdon karrierën në modeling.
Megjithatë, është po aq aktive në rrjetet sociale si gjithmonë. Pas fotos me flamurin shqiptar në rrugët e New York, bukuroshja i ka lënë të gjithë ‘gojëhapur’.
Adrola ka pozuar topless, teksa flokët e gjatë kaçurela i ka lëshuar para.
Menjëherë, ndjekësit kanë shpërthyer në komente të pafundme duke e komplimentuar për look-un.
“Opinioni juaj nuk paguan faturat e mia”, shkruan modelja bukuroshe krah fotos.