Jemi ende në “merkaton” e nxehtë televizive dhe lëvizjet s’kanë mbaruar ende. Largimi i rradhës është pikërisht aktorja e njohur Delinda Disha e cila pas disa vitesh eksperiencë në “Portokalli” është larguar nga ky spektakël humori.
Po çfarë do bëje tani ajo? Do t’i bashkohet “rivalëve”.
Është pikërisht Turjan Hysko i cili e ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet një postimi në Instastory ku zbulon edhe programin më të ri ku do e shohim aktoren.
Turi ka treguar se tashmë Delinda do i bashkohet emisionit të tij, “Klanifornia Shoë”. “Delinda Disha në “Klanifornia”! Ku qëndron problemi këtu?”, shkruan Turi mbi foton e saj.