Gjatë puntatës së fundit të “Përputhen Prime” është transmetuar një video ku shihet Atdheu dhe Sindi në prapaskena, video kjo e shkrepur nga Tea kur dyshja mendonin se kamerat ishin fikur. Atdheu dhe Sindi u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin në backstage, duke nxitur një debat në studio. Melisa e ka konsideruar Atdheun si një “Mevlan të dytë” për shkak të mungesës së sinqeritetit.
“Më dukesh si Mevlani i dytë, s’të dua kështu.”, tha Melisa
Po ashtu, dy opinionistët e konsideruan Atdheun si një lojtar të fortë dhe shumë flirtues. “Atdheu është mashkulli tipik që shkon në lokal me të dashurën dhe ndërkohë flirton me kamarieren”, tha Elona Duro. Ndërkohë, Atdheu u shpreh se është mes dy vajzave, mes Sindit dhe Melisës. “Atdheu është për kë t’i dalë para sepse është i bindur që është shumë joshës, është shumë seksi”, tha Arjan Konomi.