Me siguri ju kujtohet koha kur Baby G ishte pjesë e labelit “On Records” si dhe kur realizoi këngën me Feron “No Kiss”. Gjatë kësaj periudhe dyshja e njohur u përfolën se janë në një lidhje pasi në rrjet qarkulloi një foto në momente intime, foto për të cilën ata thanë se është montazh.
Mirëpo siç duket Baby G është bërë pak nostalgjike dhe ka publikuar në instastory disa video ku shfaqet duke dëgjuar bashkëpunimin e tyre dhe shkruan se e donte shumë këtë këngë.
"Këtë këngë e kam publikuar për ditëlindjen time, ka qenë një dhuratë e mirë për ditëlindje", shkruan Baby G.
Po Arbenita si ta ketë pritur vallë?