Bebe Rexha nxorri këngën e re “Last Hurrah”, e cila sigurisht u prit me majft entuziazëm, falë edhe publicitetit që i kishte bërë më përpara këngëtarja shqiptare.
Me pozat e saj seksi në krevat, ku na tregonte të pasmet, të gjthë fansat e kanë akuzuar fillimisht Bebe Rexhën se ajo ka kopjuar stilin e këngëtarit The Weeknd dhe konkretisht për këngën “Party Monster”.
Po të shohim më poshtë dy fotot shihet se si Bebe dhe The Weeknd kanë përdorur të dy kryqin në kokën e një shtrati. Tek të dy figurat shihet se si kryqi ka gjtihashtu ngjyrën e kuqe.
Gjithashtu ideja e një dhome e mbuluar nga të njëjtat motive si dhe veshja e Bebes, supozojnë sipas fansave që ajo ka marrë shumë frymëzim nga pop-stari.
Po të shikosh në komentet e fansave që në momentin që doli cover art-i për këngën të gjithë thonë se ajo ka vjedhur The Weeknd.