Xhensila Myrtezaj postoi ditën e sotme një foto tepër të bukur në Instagram që u pëlqye dhe komentua shumë nga fansat.
Këngëtarja pozonte në makinë, e veshur sportive, por tepër tërheqëse. E teksa të gjithë po e komplimentonin për look-un, bashkëshortit të saj, Bes Kallaku, i ka rënë në sy një tjetër detaji, që është fakti se Xhensila nuk ka vendosur rripin e sigurimit.
Dhe nuk ka hezituar ta thojë këtë edhe në koment, me nota humori siç di të bëjë më së miri ai, duke shkruar:
Vendos rrypin e sigurimit oj goc! Nuk kam për ti pagujt un gjobat e tuja!
Ai nuk ka marrë ende asnjë koment nga Xhensila, të paktën publikisht, por ne e kemi një arsyetim para saj. Ndoshta këngëtarja ka qenë thjesht duke pozuar dhe jo duke i dhënë makinës në ato momente, prandaj edhe nuk e ka vendosur rripin.