Edhe pse tepër i ri në moshë, Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të suksesshëm në Shqipëri e Kosovë. Vetëm vitin e kaluar, 24 vjeçari publikoi një sërë hitesh siç ishin edhe “Phantom” apo “Dy zemra” në bashkëpunim me Nora Istrefin.
Yll i “Hajt hajt” duket se e ka rezervuar “shpërthimin” në muzikë edhe për këtë verë. Butrinit ka postuar sot në Instagram një video nga studioja muzikore dhe në sfond dëgjohet kënga e tij më e re, dhe mesa duket bëhet fjalë për një këngë ndarjeje.
“Qysh më harrove ti kaq shpejt, atë e paske gjet, për ty ish shumë e lehtë me m’harru. Qysh më harrove ti kaq shpejt, pa ndjenja paske qenë, tash vetë ti ki me mbet t’u vajtu. Leji këto rrena, ti pa shpirt je brenda”, janë disa nga fjalët që ai këndon në storyn e publikuar në rrjetin social.
Çfarë vihet re, është vija melodike e këngës që duket shumë e ngjashme me hitin “Sugar” të Zubi dhe Anatu. Butrinti mund të ketë blerë demon e këngës dhe kështu duhet të ketë të drejtat e autorit për ta përdorur.