Reperi Mozzik gjatë ditës së sotme është ndaluar nga Policia e Kosovës.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, reperi shihet pranë veturës së tij Mercedes G63 AMG, ndërsa bashkë me të është dhe një nga miqtë e tij, Grajqa, me të cilin ai ka publikuar dhe disa fotografi në rrjete sociale.
Të dy personat në fjalë shihen të jenë pa maska, ndërsa Mozzik në një moment shfaqet duke biseduar në telefon.
Ende nuk e dimë ç'ndodhi me reperin, por me siguri tashmë çdo gjë është në rregull.