Aktorja Delinda Disha mesa duket vazhdon të mos i ketë marrëdhëniet e mira me spektaklin e humorit "Portokalli", ku dikur ishte pjesë. Një vit më parë, Delinda deklaroi se ishte në një proces gjyqësor me televizionin, pasi sipas saj i kishin falsifikuar firmën në kontrata. Së fundmi Delinda duket se ka hedhur një kunjë në drejtim të spektaklit duke publikuar një video ku shihet një portokall që myket. Ndonëse aktorja nuk ka shkruar asgjë krah videos, menjëherë ky postim është marrë si thumb ndaj spektaklit "Portokalli".