Vetëm pak javë më parë, kudo në media filloi të përflitej për skandalin e madh të vitit. Për të gjithë ata që e kanë humbur, Tristan Thompson tradhtoi Khloe Kardashian me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Ëoods.
Kjo e fundit përgjatë një interviste televizive deklaroi disa javë më parë se me Tristan thjesht ka shkëmbyer një puthje dhe asgjë më tepër.
Që pas lajmit të tradhëtisë, dy Jordyn dhe Kylie nuk kanë folur, mirëpo së fundmi ajo dhe nëna e saj i kanë habitur të gjithë me deklaratën për Kylien.
E pyetur nëse mendon se do të mund t'a rregullojë marrëdhënien me Kylien, Jordyn është përgjigjur se do ketë gjithmonë dashuri për Kylie dhe për të gjithë, ndërsa nëna e 21-vjeçares ka deklaruar para kamerës "Të duam Kylie", duke folur edhe në emër të vajzës së saj.