Mbrëmjen e djeshme është organizuar në Muzeun Metropolitan në Neë York një ndër eventet më të rëndësishme të modës, siç është Met Gala. Si çdo vit, zgjidhen tema të ndryshme për këtë event, ku këtë vit ka qenë i fokusuar tek ekstravaganca.
Shumë personazhe të njohur kanë parakaluar në tapetin e kuq dhe një prej tyre ishte pikërisht këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa e cila shkëlqeu me veshjen e dizenjuar nga Versace. Ajo parakaloi në tapetin e kuq e shoqëruar nga i dashuri i saj Isaac Carew i cili në një moment e ka harruar Duan dhe është fokusuar tek këngëtarja Jennifer Lopez.
Në disa foto të publikuara së fundmi në rrjetet sociale shihet se Isaac ka qenë duke qëndruar mbrapa Jennifer Lopez dhe është hutuar teksa po shikonte të pas.met e këngëtares së famshme. Nuk e dimë se si do reagojë Dua pas kësaj fotoje, por fansat janë shkrirë së qeshuri nga reagimi i tij.