INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! Dy ditë më parë demaskoi konkurrentin e 'Për'puthen' se gënjeu për moshën, sot del e vërteta dhe Shqipja pati të drejtë!

Upsss! Dy ditë më parë demaskoi konkurrentin e 'Për'puthen' se gënjeu për moshën, sot del e vërteta dhe Shqipja pati të drejtë!

Publikuar më: 20:32 01-03-2021

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ishte së fundmi e ftuar në “Shqipëria Live” së bashku me gazetarët e njohur Armend Dumbo dhe Genta Hodo për të folur rreth ngjarjeve të fundit që bënë bujë në “Për’puthen”, ku nuk i kurseu thumbat për një ndër konkurrentët e programit. Bëhet fjalë për Marisin.

Shqipja tha se Marisi duhet të largohet nga programi, sepse që nga shtatori është kot në emision. Ajo shtoi se konkurrenti ka bërë vetëm një takim dhe askush nuk e do aty. Madje shtoi se ai ka gënjyer për moshën pasi nuk 

“Në momentin që kanë filluar të futen konkurrentë të tjerë, unë mendoj se çdo gjë po bëhet vetëm për vëmendje, vetëm për show. Një personazh aty brenda ka nga fillimi i emisionit, nga shtatori dhe deri tani me një takim. Çfarë do mor djalë aty brenda, kur ty nuk të merr njeri? Marisi. Ai sikur ka tërë jetën në kat të dytë, lëshon flokët si Rapunzel dhe pret princin. Ik më mirë, vetëm ti nuk je për aty. Këtë djalë kush e do aty? Edhe ky vetë duhet ta kuptojë. Le njëherë që është futur me mashtrim që nuk është 25, por 22 a sa është ...'”, tha ish-konkurrentja.

Mirëpo si duket fjalët e Shqipes dolën të vërteta pasi në 'Prime' Marisi para se të largohej përfundimisht nga emisioni i papërputhur, ai festoi ditëlindjen e tij të 24, ndryshe nga se deklaroi në fillim të emisionit kur hyri ku tha se ishte 25 vjeç dhe ky moment u kujtua edhe në klipin e tij të rrugëtimit të tij.

Epo ne nuk dimë ç'të themi tjetër pasi në Tiktok dhe Instagram po shpërndahet kjo video ngado.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038809776306152