INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! Dy të eleminuarat nga Saimiri nxjerrin “të palarat” e tij, publikojnë mesazhet private të “princit”: Hajdeni te vila…

Upsss! Dy të eleminuarat nga Saimiri nxjerrin “të palarat” e tij, publikojnë mesazhet private të “princit”: Hajdeni te vila…

Publikuar më: 12:31 05-01-2021

Një bujë të madhe në media bëri largimi i Silvana Xhanit nga “Love Story”, e cila deklaroi se Saimiri u ka shkruar vajzave dhe i ka ftuar tek vila, por vet ai e mohoi këtë deklaratë. Sipas Saimirit, Silvana kishte shkuar aty vetëm për show dhe nuk po tregohej vetvetja. Ndërkaq Silvana ka sjellë së fundmi fakte për deklaratën e saj.

Ajo ka publikuar një bisedë me Saimirin në Instagram, ku mes të tjerash ai i ka shkruar: “Hajdeni te vila rrini me mua”.

sajmo.jpg

“Unë i qëndroj fjalës dhe nuk flas kot. Nuk po i postoj këto për asnjë lloj inati por për t’iu treguar që personazhi kryesor aty është i pari që ka ardhur për show. Unë gjërat i bëra me zemër dhe ja kam treguar produksionit që në momentin që e kam marrë vesh këtë situatë”, ka shkruar Silvana. 

rv.jpg

Mirëpo Silvana nuk është e vetmja që publikoi mesazhet e Saimirit, pasi të njejtën gjë e ka bërë edhe Kejda, një nga vajzat e eleminuara.

Së fundmi, Kejda ka zbuluar se Saimiri i ka shkruar në Snapchat dhe ajo ka publikuar bisedën që ka ndodhur mes tyre në Instastory. “Mos i thuaj njeriu, po të shkruaj vetëm ty. Më merr në kamer kur të jesh vetëm”, janë disa nga mesazhet që Saimiri i ka shkruar asaj.

k-640-0-5ff371d20baa7.jpg

 

Më pas Kejda ka sqaruar arsyen e publikimit të bisedës. “Si fillim, më lejoni t’iu them që nuk dua vëmendje me këto që do them, sepse nëse do doja do i kisha publikuar natën që u largova. Së dyti, nuk do i bëja kurrë keq askujt pasi tashmë kam dal dhe nuk kam asnjë përfitim. Ndihem keq për faktin se dikush që rri 5 puntata rrjesht, të ikë dhe të mos e lejojnë të flasë në fund. Ndihem keq që se me pafytyrësinë më të madhe të thotë tjetri në televizion që nuk kishte kimi, ndërkohë që ktej shkruante gjithë kohës. Flasim gjithmonë për barazi gjinore, por ku është? Përveçse meshkujt dhe femrat nuk janë të barabartë, të drejtat e femrave po zbehen totalisht, duke pranuar dhe duke u bërë pjesë e një realiteti kaq të shëmtuar vetëm për pak vëmendje mediatike”, ka shkruar ajo mes të tjerash.

keta.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545