INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! E ka ngacmuar ndonjë mashkull? STRESI përgjigjet TROÇ: Ndodhi në një nga…

Upsss! E ka ngacmuar ndonjë mashkull? STRESI përgjigjet TROÇ: Ndodhi në një nga…

Publikuar më: 12:30 27-11-2020

Një nga “armiqësitë më të mëdha” mes të famshmëve shqiptarë është ajo e Noizy-t dhe Stresi. Por para se të bëheshin kundërshtarë, dy reperët kanë qenë miq, madje Stresi shprehet se ka pasur shumë besim tek Noizy.

Megjithatë, i ftuar në “Roped with Olsi”, u shpreh i penduar që i ka besuar dhe që ka pasur miqësi me rivalin e tij, duke theksuar se “fillimet e tyre kanë qenë ndryshe”.

“E kam pasur mik, por që jam penduar qe e kam njohur, që e kam besuar dhe në bazë të rrjedhojave që na ndodhën, është pendesë sepse është histori e madhe mes nesh, është ai çuni që bën shumë zhurmë. Fillimet tona kanë qenë ndryshe por rrjedhuan kështu,”- tha ai duke iu referuar Noizy-t.

Ndërsa për reperin nuk u kursyen pyetjet ngacmuese për jetën e tij personale.

“Je lidhur me ndonjë femër, që ka qenë e dashura e ndonjë reperi tjetër shqiptar?”– u pyet ai nga Olsi Bylyku.

“Në Tiranën tonë ndodh shumë, por mua nuk ndodh sepse di të zgjedh për jetën time. por shyqyr kam pasur fatin që jo, jam prej vitesh në një lidhje. Kam gjashtë vite, ajo dihet tashmë. Kam qenë me Kejsin,”- u shpreh Stresi, ndërsa refuzoi të tregonte arsyen e ndarjes nga bashkëshortja e tij, me të cilën u ribashkua pak kohë më parë.

“Të ka ndodhur që të ka ngacmuar ndonjë mashkull?”– ishte një pyetje tjetër që iu drejtua.

“Më kanë thënë a do që të stiloj? I thashë ‘a e sheh stilolapsin?’. Nuk ishte drejtpërdrejt, ndodhi në një nga Festivalet tona dhe isha nervoz në ato momente. Më tha çfarë do veshësh, dhe iu përgjigja se kisha bërë porosinë dhe po më vinte. Më tha ‘Do të stiloj unë’. Në atë moment kisha një stilolaps dhe iu drejtova “ta heq syrin si kokërr ulliri, çfarë është kjo me mua idiot. Tek unë e gjete ti”. Ishte diçka spontane,”- u përgjigj reperi.

Article Logic
Execution time: 0.0033729076385498